Benaks-94 ofron shërbime profesionale të plota në ndërtimin civil dhe infrastrukturor, me eksperiencë të gjerë në projekte publike dhe private.
Gjatë viteve të fundit, kompania ka realizuar me sukses punime të shumta në ndërtimin e rrugëve rurale, kryesisht në Njësinë Administrative Pogradec dhe zonat përreth (Qarku Korçë). Me një flotë prej 78 mjetesh të rënda (përfshirë 20 eskavatorë, fadroma, vinçë, grederë, thyerës inertesh, 18 kamionë vetëshkarkues, 12 automjete për beton dhe 32 kamionë/trailer për transport), ne sigurojmë zgjidhje të sigurta, cilësore dhe të qëndrueshme në kohë.