Benaks 94 sh.p.k. është një kompani shqipëtare me mbi 30 vite përvojë në industrinë e mineraleve, ndërtimit dhe transportit. E themeluar në vitin 1994, kompania ka ndërtuar një reputacion të fortë për profesionalizëm, cilësi dhe besueshmëri në ofrimin e shërbimeve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Me një portofol të gjerë projektesh të realizuara, Benaks 94 operon me standarde të larta teknike dhe menaxheriale, duke përdorur teknologji bashkëkohore dhe staf të kualifikuar. Fokusi i kompanisë është zhvillimi i qëndrueshëm, siguria në punë dhe respektimi i normave mjedisore.
Kompania Benaks 94 sh.p.k kryen një sërë aktivitetesh kryesisht në industrinë e nxjerrjes, prodhimit dhe përpunimit të mineraleve, në industrinë e ndërtimit dhe prodhimit të betonit, transport etj. Shfrytëzim e përpunim mineral Kuarci me cilësi e granulometri të ndryshme Prodhim i rërës kuarcore me cilësi e granulometri të ndryshme Shfrytëzim e përpunim mineral Kromi në nëntokë e në sipërfaqe Shfrytëzim e përpunim guri gëlqeror dhe nënproduktet e tij Prodhim betoni i markave të ndryshme Transport nacional dhe internacional, IMP-EXP Ndërtim objekte të ndryshme, punime në infrastrukturë e mirëmbajtje rruge Demolim objektesh, përpunim i skrapeve dhe metaleve me ngjyra.
Kompania Benaks 94 shpk operon në fushën e shfrytëzimit të mineraleve nëntokë dhe sipërfaqe. Aktiviteti i saj ka filluar në fillim të vitit 1994 me shfrytëzimin dhe përpunimin e mineralit të kuarcit.
Në vitin 2000 kompania filloi investimet për ngritjen e linjës teknologjike për seleksionimin, pasurimin dhe fraksionimin e kuarcit. Ndërsa në vitin 2001, ajo hyri në sektorin e kromit duke u pajisur me leje shfrytëzimi nëntokë dhe sipërfaqe, duke vijuar me investime të vazhdueshme në infrastrukturë, makineri dhe pajisje.
Në vitin 2005 kompania u pajis me një tjetër leje shfrytëzimi për gur gëlqeror, ku janë realizuar investime të konsiderueshme në ndërtimin e linjës për përpunimin dhe prodhimin e tij dhe nënprodukteve përkatëse.
Duke disponuar një staf të kualifikuar dhe me eksperiencë të gjatë në menaxhimin e sektorit minerar, kompania zgjeroi aktivitetin e saj kryesisht në kuarc dhe rëra kuarcore. Në vitin 2015 u pajis me leje minerare për rërë kuarci me rezerva rreth 1,000,000 ton, ndërsa në vitin 2017 shtoi një tjetër leje për shfrytëzimin e kuarcit me rezerva rreth 500,000 ton.
Në fillim të vitit 2019, kompania zgjeroi aktivitetin në prodhimin e betonit, duke investuar në makineri, pajisje dhe ndërtimin e fabrikës përkatëse.
Gjatë periudhës 2019 – 2025 janë kryer investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe teknologji, duke kontribuar në rritjen e standardeve dhe performancës së kompanisë.
Aktualisht, kompania ka rreth 70 punonjës dhe një staf drejtues prej 14 personash, të kualifikuar për drejtimin dhe organizimin e aktivitetit.
Të gjitha objektet ndodhen në Bashkinë Pogradec, Qarku Korçë.
