Benaks94 zotëron një flotë moderne prej rreth 60 automjetesh të mirëmbajtura dhe të certifikuara (kamionë 2-aks, 3-aks, 4-aks, trailer, vetëshkarkues, etj.), të cilat përdoren për transport kombëtar dhe ndërkombëtar të produkteve tona (minerale, rërë kuarci, beton, inerte) si dhe për klientë të tretë.
Shërbimet kryesore përfshijnë:
Flota jonë mbështet plotësisht aktivitetet minerare dhe ndërtimore të kompanisë, duke garantuar siguri, efikasitet dhe respektim të normave të sigurisë rrugore (certifikim ISO 39001:2012 për Menaxhimin e Sigurisë së Trafikut Rrugor).
Me flotë të integruar (32 kamionë + trailer për transport të gjatë, 18 vetëshkarkues për brendshëm, plus mjete speciale), ne ofrojmë zgjidhje logjistike të shpejta, të sigurta dhe ekonomike duke minimizuar kohët e pritjes dhe duke siguruar dorëzim në kohë për klientët tanë në sektorin minerar, ndërtimor dhe industrial.
