Nxjerrje & Përpunim Mineralesh

4.9

Mijëra Klientë
(+5K Vlerësime)

Keni Pyetje? Le të flasim

+355 69 209 8388

Benaks94 – Kompani Minerare
Commercial Construction

Rreth Shërbimit

Benaks94 ka një traditë të gjatë (mbi 30 vite) në nxjerrjen, përpunimin dhe pasurimin e mineraleve si kuarc, rërë kuarci, krom dhe gur gëlqeror. Aktivitetet tona zhvillohen në miniera sipërfaqësore dhe nëntokësore në territorin e Bashkisë Pogradec (Qarku Korçë), sipas lejeve minerare të lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ne disponojmë:

  • 2 linja të kompletuara për përpunimin, pasurimin, thyerjen dhe fraksionimin e kuarcit dhe rërës kuarcore
  • 1 linjë për përpunimin e gurit gëlqeror dhe nënprodukteve të tij
  • Procese moderne: larje, seleksionim, pasurim, tharje, thyerje, fraksionim dhe paketim

Pse Ne?

Kompania jonë operon me pajisje bashkëkohore, mekanikë të specializuar dhe procese që garantojnë shfrytëzim efikas, të qëndrueshëm dhe të sigurt të burimeve natyrore duke minimizuar ndikimin mjedisor dhe duke ofruar produkte industriale të besueshme.

01
Eksperiencë & Rezerva të Mëdha
Mbi 30 vite aktivitet minerar + leje me rezerva të mëdha (p.sh. ~1.5 milion ton kuarc/rërë kuarci).
02
Linja Prodhimi Moderne
2 linja për kuarc/rërë kuarci + 1 për gur gëlqeror, me procese larjeje, pasurimi dhe fraksionimi automatik.
03
Cilësi e Lartë & Certifikime ISO
Produkte me 92–99% SiO₂, granulometri të personalizuara dhe certifikime ISO 9001, 14001, 45001 për cilësi, mjedis dhe siguri.
04
Transport & Logjistikë e Integruar
Ngarkim, depozitimi dhe transport kombëtar/ndërkombëtar me flotën tonë (60+ automjete) për dorëzim të shpejtë dhe të sigurt.

Procesi ynë i Nxjerrjes & Përpunimit të Mineraleve

Me mbi 30 vite eksperiencë në miniera sipërfaqësore dhe nëntokësore, ne nxjerrim dhe përpunojmë kuarc, rërë kuarci, krom dhe gur gëlqeror me standarde ISO dhe teknologji bashkëkohore duke garantuar cilësi të lartë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Informacione Kontakti

Social Links