Prodhim Betoni

4.9

Mijëra Klientë
(+5K Vlerësime)

Keni Pyetje? Le të flasim

+355 69 209 8388

Benaks94 – Kompani Minerare
Commercial Construction

Rreth Shërbimit

Benaks94 prodhon beton të markave të ndryshme me cilësi të lartë, duke përdorur materiale të certifikuara (përfshirë agregatet tona si rërë kuarci, gur gëlqeror dhe inerte të tjera). Aktiviteti i prodhimit të betonit filloi në vitin 2019 me investime të mëdha në makineri, pajisje dhe ngritjen e fabrikës moderne.

Ne ofrojmë:

  • Beton për ndërtim civil dhe industrial (marka C8/10 deri C50/60 ose sipas kërkesës)
  • Beton për infrastrukturë (rrugë, ura, kanale, themele)
  • Beton special (me aditivë për rezistencë të lartë, impermeabilitet, etj.)

Prodhimi kryhet në 2 linja të plota prodhimi me kapacitet të lartë, duke përdorur agregate nga burimet tona minerare për të garantuar uniformitet, forcë dhe qëndrueshmëri. Transporti realizohet me autobetoniera dhe pompa betoni (12 automjete të dedikuara) për dorëzim të freskët dhe në kohë në të gjithë Shqipërinë.

Pse Ne?

Me integrimin vertikal (nga nxjerrja e agregateve deri te prodhimi dhe transporti), ne sigurojmë cilësi konstante, çmime konkurruese dhe respektim të standardeve europiane. Certifikimet ISO 9001:2015 (cilësi) dhe ISO 45001:2018 (siguri) garantojnë proces të kontrolluar dhe punë të sigurt.

01
Integrim Vertikal & Materiale të Veta
Agregatet (rërë kuarci, gur gëlqeror, inerte) prodhohen nga ne duke siguruar cilësi të lartë dhe kontroll të plotë mbi përbërësit.
02
Linja Prodhimi Moderne
2 fabrika betoni me pajisje bashkëkohore për dozim të saktë, përzierje homogjene dhe prodhim të vazhdueshëm me kapacitet të lartë.
03
Marka & Formula të Personalizuara
Prodhim betoni sipas kërkesave të projektit (forcë, punueshmëri, kohë ngurtësimi) me aditivë për aplikime speciale (rrugë, struktura të mëdha, etj.).
04
Transport & Dorëzim i Shpejtë
Flotë e dedikuar me autobetoniera dhe pompa betoni për furnizim të freskët në vendin e punës, duke minimizuar kohën e pritjes dhe humbjet.

Procesi ynë i Prodhimit të Betonit

Me mbi 30 vite eksperiencë në miniera sipërfaqësore dhe nëntokësore, ne nxjerrim dhe përpunojmë kuarc, rërë kuarci, krom dhe gur gëlqeror me standarde ISO dhe teknologji bashkëkohore duke garantuar cilësi të lartë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Informacione Kontakti

Social Links