Benaks94 zotëron një flotë moderne prej rreth 60 automjetesh të mirëmbajtura dhe të certifikuara (kamionë 2-aks, 3-aks, 4-aks, trailer, vetëshkarkues, etj.), të cilat përdoren për transport kombëtar dhe ndërkombëtar të produkteve tona (minerale, rërë kuarci, beton, inerte) si dhe për klientë të tretë.
Shërbimet kryesore përfshijnë:
- Transport të materialeve inerte dhe mineraleve (kuarc, krom, gur gëlqeror, rërë kuarci)
- Transport kombëtar brenda Shqipërisë (me fokus në zonat e Korçës, Pogradecit dhe qytete të tjera)
- Transport ndërkombëtar (import-eksport) në vendet fqinje dhe më gjerë
- Shërbime logjistike të personalizuara: ngarkim, depozitimi i sigurt, dorëzim në kohë dhe menaxhim i rrugëve
Flota jonë mbështet plotësisht aktivitetet minerare dhe ndërtimore të kompanisë, duke garantuar siguri, efikasitet dhe respektim të normave të sigurisë rrugore
(certifikim ISO 39001:2012 për Menaxhimin e Sigurisë së Trafikut Rrugor).